Ramadan Ahmeti kryetrajner i Bashkimit
Gjilan – Skuadra futbollistike Bashkimi pas riorganizimit të saj para disa ditësh, me hapa të sigurt po i përzgjedhë edhe strukturat e saj për brenda saj.Kryetrajner i kësaj skuadre është përzgjedhur ish futbollisti i C. Zvezdës së Gjilanit, Ramadan Ahmeti i cili për 21 vite i mbrojti ngjyrat e këtij klubi dhe konsiderohet futbollisti me karrierën më të gjatë futbollistike në futbollin Gjilanas.
Në mbledhjen e kryesisë të këtij mjedisi futbollistik janë përzgjedhur edhe trajnerët të cilët do të udhëheqin “timonin” e kësaj skuadre me traditë të gjatë të sajë, por për shkak peripecive të saja nuk ka funksionuar.
Kryetrajner i kësaj skuadre është përzgjedhur ish futbollisti i C. Zvezdës së Gjilanit, Ramadan Ahmeti i cili për 21 vite i mbrojti ngjyrat e këtij klubi dhe konsiderohet futbollisti me karrierën më të gjatë futbollistike në futbollin Gjilanas.
Ahmeti tani 58 vjeçar është i licencuar me Licenc B në vitin 1993.
Përkrah Ahmetit si trajner do të jenë edhe Muhamer Abdullahu, ish portier për një kohë të gjatë në futbollin e Gjilanit dhe Shpend Ahmeti profesor i Kulturës Fizike.
Skuadra e Bashkimit do të bënë gara në Ligën e II grupi B me aspirata të mëdha, për tu inkuadruar në Ligën e Parë të Kosovës.
“Synimet e skuadrës sonë janë të qarta, të inkuadrohemi në Ligën e Parë jemi të përgatitur për sfida të reja të cilat na presin, por në asnjë moment nuk dyshoj as në punën e kryesisë dhe të bashkëpunëtoreve të mi, së bashku do t`ia arrijmë qëllimin të cilën e kemi parashtruar si klub”, shprehet për rajonipress kryetrajneri Ramadan Ahmeti.
Se sa seriozisht është duke u punuar në këtë mjedis dëshmon edhe numri i futbollistëve të cilët janë paraqitur kësaj skuadre.
“Kemi një numër të konsiderueshëm të futbollistëve, kryesisht janë të moshës së re, janë mjaftë të talentuar dhe në asnjë moment nuk dyshoj në cilësitë e këtyre futbollistëve, së bashku me punë e disiplinë do t`ia rikthejmë namin që ka pasur emri i Bashkimit qysh në vitet e largëta të vitit 1944,” bënë të ditur Ahmeti.
Kryetari i KF Bashkimit Enver Elezi i cili do të ketë një barrë të rënd për sukseset e skuadrës së Bashkimit nuk dyshon në sukseset e trajnerëve dhe futbollistëve. “Së pari po punojmë për të mirën e skuadrës së Bashkimit dhe të talentëve të rinj të cilët do ta bartin barrën kryesore gjatë tërë stinorit, do t`i mbështesim me potencialin që kemi dhe ju premtoj se në futbollin e Kosovës po lind një mjedis futbollistik i cili do të jetë i dashur për të gjithë ata që e duan futbollin”.
Qyteti i Gjilanit i ka edhe dy skuadra futbollistike të cilat garojnë në Superligën e Kosovës KF Gjilani dhe KF Drita./rajonipress/


