FIDANISHTJA

Takimet e vendlindjes në Malësi të Bujanocit – një dekadë nga organizimi i tyre

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Refik Hasani – Sivjet bëhet një dekadë nga organizimi i takimeve të vendlindjes që filluan në vitin 2005, për herë të par në Malësi të Bujanocit, këto takime janë organizuar pas shumë përpjekjeve dhe ishte marrë vendimi që nga Gjilani, Bujanoci dhe Kamenica e vende tjera të organizohemi me autobus dhe me mjete të të qytetarëve që dëshirojnë të marrin pjesë.

Këto takime të para dhe për një dekadë ishin dhe janë meritë, kontribut dhe angazhime të dhjetëra e qindra aktivistëve, veprimtarëve, rinisë studentore, mërgimtarëve, mësues e veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuat dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin dhe takimet tradicionale të Malësisë së Bujanocit.

Këto takime karakterizohen dhe kanë disa specifika të veçanta pasi shumica e kësaj popullate tani jeton në Gjilan e gjetiu e që për tu mbajtur manifestim i takimeve duhet të kalohet kufiri administrativë në Muhoc.

Takimi i parë është mbajtur më 14 gusht ditën e diel para dhjetë viteve, dhe ishte një masë e madhe që asnjëherë nuk mbahet mend që kishte një masë aq të madhe të njerëzve, pasi ishim shpërngulur, dëbuar dhe zhvendosur.

Në këto takime të para kishte program dhe aktivitet kulturore dhe artistike shumë të pasur, por edhe u nderua me pjesëmarrje nga struktura Komunale e Bujanocit.

Masiviteti i këtyre takimeve, pjesëmarrja aq e shumtë në këto takime organizimi tepër i mirë dhe nga frika që mundë të kthehemi ne Malësia e Bujanocit e trembi Beogradin.

Të nesërmen, pra më 15 gusht 2005 gjatë vizitave të pronave të tyre në fshati Priboc ndodhi burgosja e shtatë të rinjëve, ndodhi maltretimi dhe keqtrajtimi duke i arrestuar dhe pastaj edhe pse u liruan u dënuan në të holla.

Këto takime përveç në këtë vit vazhduan të mbahen sipas një vendimi nga organizatorët në ditën e fundit të muajit korrik në vitin 2006 dhe në vitin 2007 nga Shoqata e të shpërngulurve shqiptarë ,,Vatra’’ , me seli në Gjilan.

Kurse në vitin 2008, kanë vazhduar takimet të organizohen nga Këshilli i Malësisë së Bujanocit ku është arritur edhe të vendoset pllaka përkujtimore, kurse që nga viti 2009, 2010 dhe 2011 nga Lëvizja për Kthim dhe Integrim ,,Guri i Zi’’, kurse në vitin 2012 dhe 2013 nuk pati ndonjë organizim.

Në vitin 2014, ishte një organizim i përbashkët, që u mbajtën në fillim të muajit gusht. Kurse dita e diel e fundi të muaji korrik ishte dhe mbetët për çdo qytetarë të dy Bashkësive Lokale që janë Malësi e Bujanocit. BL-Zarbicë , me fshatrat : Suharrën , Novosell dhe Priboc dhe BL-Muhoc, me fshatrat : Ramabuq , Qarr, Xherxhec dhe Bilinic, është muaji i takimeve të vendlindjes.

Fundamenti

Mbajtja dhe vazhdimi i takimeve të Vendlindjes në Malësinë ton, ngjallë shumë kujtime. Si rezultat i këtyre organizimeve shumë njerëz tan u inspiruan dhe do të inspirohen nga këto takime, tani që po mbushen dhjetë vjet.

Lindën shumë propozime, dhe do të vazhdojnë të marrin formë shumë iniciativa. Po, mos të ishin takimet as pllaka përkujtimore nuk ishte arrit të vendoset, tani ku gjendët.

Po mos të ishin takimet as edhe shkrimtari, publicisti, Mësuesi dhe veterani i arsimit që hapi shkollën shqipe në Malësinë ton Tahir ( Zeçë ) BERISHA , jo që do të kishim arsye ta ftonim por as nuk do të merrte pjesë fare .

Takime e vendlindjes, sikur kanë dhe do të iniciojnë shumë gjëra në të mirë të asaj ane. Prandaj vërtet ky ishte aktivitet që është zhvilluar për një ditë të vetme që është shpalosur në këto takime, por : Gati gjatë tërë vitit ka patur takime, biseda që janë shtruar dhe trajtuar tema jo vetëm për këto takime, por edhe për shumë çështje që i mundojnë dhe preokupohen vendasit ton kudo që janë.

Mbajtja gjallë e këtyre takimeve të vendlindjes do të ndihmonte edhe rrumbullakimin e projektit kapital për asfaltimin e rrugës Muhocë-Zarbicë, meremetimin e Mejtepit shekullor,ndërmarrjen e shumë iniciativa për të gjitha lagjet e këtyre fshatrave të Malësisë sonë.

Këto takime për të gjithë ne Malësorët ishin dhe përherë do të mbesin si një frymëzim për ne, inspirime dhe njohje e çmallje në mesë të gjeneratave tona, Manifestim për të gjallët, ishin një lloj akademie për t`i nderuar të gjithë të rënët e asaj ane, ishin mbështetje për ata pak banor të mbetur, ishin dhe do të mbetën kurajo e forcë që të vazhdojnë të qëndrojnë në ato troje etj.

Takimet luajtën rolin që të çmallemi me vendet e të parëve tan, t`i vizitojmë varret e të parëve, të përkujtojmë e nderojmë mundin, djersën dhe sakrificën e paraardhësve tanë.

Muaji i korrikut, shënon hapjen e temës për organizimin e takimeve tradicionale të vendlindjes në Malësi të Bujanocit, ku do të shtrohen për diskutime organizimet, ku do të kyçen një numër më i madh i njerëzve të të gjitha moshave, profesioneve e bindjeve të ndryshme.

Organizimi i përbashkët dhe vazhdimi që të mbahen gjallë këto takime mbi të gjitha, të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë, pasi janë sivjet edhe takime jubilare 2005-2015.