ARKATANA

Meha synon të bëhet lider në Konyaspor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Kampionati i Turqisë është në ngritje të madhe. Po shihet që shumë yje po zgjedhin kampionatin turk. Shikueshmëria është shumë e madhe dhe e zjarrtë. Besoj se do të përjetoj emocione të mëdha në Turqi. Jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje”, ka thënën Meha, të dielën, për gazetën

Mesfushori kosovar, Alban Meha, kishte mundësi të vazhdonte të luante për ndonjë skuadër të Bundesligës. Interesimi për mesfushorin 29-vjeçar nuk mungoi. Por, “snajperit” të gjuajtjeve të lira nuk i pëlqyen ofertat e Hannoverit, Darmstadtit dhe Ingolstadtit. Oferta që i pëlqeu më së shumti ishte ajo Konyasporit të Turqisë.

Mesfushori kosovar i Kombëtares së Shqipërisë në një intervistë dhënë gazetës, të dielën, ka thënë se synim e ka që shpejt të bëhet idhull i tifozëve si dhe lider i Konyasporit të Turqisë. Meha e di se është kohë e shkurtër për një vit t’i arrijë të dyja, por ai do të mundohet që të mbetet në zemrat e tifozëve dhe të klubit turk.

Ai javë më parë firmosi kontratë deri në vitin 2016. Te klubi turk u transferua nga skuadra e Paderbornit që nuk arriti të mbijetojë në Bundesliga 1.

KKVITI

“Zgjodha Turqinë, sepse në Bundesliga 2 nuk dëshiroja të luaja më, edhe pse kishte interesim nga klubet e Bundesligës 1, por nuk më kanë pëlqyer ato klube. Interesim për mua shprehën Darmstadt, Ingolstadt dhe Hannover, por nuk dëshiroja të prisja kaq shumë” mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë Meha.

Ai ka vetëm një javë që i është bashkuar klubit turk, por thotë se shumë shpejt është ambientuar.
“Jam ambientuar shumë shpejt. Kemi një trajner të shkëlqyer e gjithashtu edhe bashkëlojtarët janë shumë të mirë. Pritja nga ana e të gjithëve ka qenë e shkëlqyer”.

http://koha.net/?id=6&l=66144

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.