Mobi Casa

Mediat angleze: Wenger shpenzoi kot për Xhakën

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Granit Xhaka është bërë transferimi i tretë më i shtrenjtë i Arsenalit, pas kalimit të tij nga Borussia Monchengladbach për 34 milionë funta në afatin kalimtar të verës.

Mirëpo mesfushori kosovarë ende nuk po e demanton çmimin që është paguar për të, kjo vërehet edhe në vendin e tij në formacionin startues.

KKVITI

Në 19 ndeshje të Arsenalit, Xhaka ka nisur nga fillimi vetëm 8 ndeshje duke mbetur jashtë në ndeshjet më të rëndësishme, siç është PSG, Chelsea dhe Manchester United.

Xhaka ka mjaft kohë për të ndryshuar gjendjen e tij, mirëpo një fillim i ngadaltë nga ai, nuk e prisnin tifozët e Arsenalit. /IndeksOnline/