Pas largimit të Sterling, tifozët e Liverpoolit kërkojnë Shaqirin
Largimi i Raheem Sterling ka lënë një vend bosh në sulm te skuadra e Liverpoolit.E, një vend të tillë mund ta plotësojë futbollisti nga Zhegra, Xherdan Shaqiri, i cili e ka të sigurt largimin nga Interi.
Liverpooli ishte një nga skuadrat e interesuara për Xherdanin gjatë afatit kalimtar të janarit këtë vit, por në fund lojtari vendosi për Interin.
Por, tani tifozët e The Reds kanë kërkuar nga klubi i tyre që t’ua blejë Shaqirin si zëvendësues për Sterling.
Përderisa Sterling pritet të shitet për 49 milionë funte te Manchester City, Shaqiri kushton vetëm 12 milionë funte.


