Fundamenti

Reforma e Thaçit, e dështuar pa opozitën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi konsiderohet se nuk mund të kryhet për shkak të refuzimit të subjekteve opozitare për të marrë pjesë në këtë proces. Opozita thotë se reforma duhet të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve të reja të parakohshme që i kërkon.

Iniciativa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të kryer reformën zgjedhore vlerësohet si e dështuar qysh në start. Kjo për shkak të refuzimit të subjekteve opozitare për të marrë pjesë në këtë proces, për të cilin thonë se duhet të bëhet vetëm pasi të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Analistët politikë dhe njohësit e proceseve zgjedhore edhe në dy takimet e para të presidentit me përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se nuk mund të bëhet reforma pa kontributin e opozitës.

Mobi Casa

Megjithatë, në takimin e fundit presidenti Thaçi ka thënë se reforma zgjedhore duhet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.“Çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e ligjeve mund të bëhen më shpejt, amandamentimi i neneve në Kushtetutë merr më shumë kohë – por të gjitha këto duhet të përfundojnë deri në pranverë”, ka deklaruar Thaçi.

Pavarësisht kësaj, tri subjektet opozitare e përsërisin qëndrimin e tyre kundër këtij procesi të nisur nga i pari i shtetit. Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë për “Zërin” se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.