ARKATANA

Majlinda me fjalim emocionues pasi mori çmimin e madh nga ANOC

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova është shpërblyer nga Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) me çmimin për Depërtimin më të Mirë të Komitetit Olimpik pas triumfit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’

Xhudistja kosovare pasi mori këtë çmim, ka mbajtur një fjalim emocionues, ku ka falënderuar të gjithë sidomos kryetari e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

Ajo po ashtu tha se ky çmim nuk është i rëndësishëm vetëm për të, por për popullin e Kosovës e veçanërisht fëmijët.

Më poshtë keni të plotë fjalimin e Majlindës:

Eco Higjiena

“Është nder i madh për mua të jem sonte këtu. Fillimisht dua të falënderoj ANOC për këtë çmim, që do të thotë shumë jo vetëm për mua, por për krejt Kosovën dhe veçanërisht për fëmijët”, tha Fillimisht Majlinda gjatë fjalimit të saj.

“Kosova u bë anëtare e KON’it dy vite më parë dhe këtë vit ishte viti i parë që ishte pjesë e Lojërave Olimpike dhe për herë të parë fituam medaljen e artë olimpike, kështu që jam shumë e lumtur dhe e bekuar”.

“E gjithë kjo filloj një natë, kur në vitin 2009 Kosovën e vizitoi kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer dhe që atëherë ai asnjëherë nuk ndaloi që të na mbështes ne. Faleminderit zotëri president të jam shumë falënderuese. Faleminderit miliona, milionë herë”, tha në fund Majlinda Kelmendi. /Express/