Fundamenti

Zmbrapset pushteti, dështon Ligji Antimafia

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministria e Drejtësisë më në fund ka vendosur që përfundimisht të heqë dorë nga hartimi i Ligjit Antimafia, një ligj me të cilin do të krijohej baza për konfiskimin e pasurisë së pashpjegueshme, një kërkesë e cila vit pas viti po adresohet edhe nga BE-ja në Raportet e Progresit.

Pakoja e drejtësisë rishikohet.

“Heqja nga agjenda e aktit ligjor në fjalë është akt i njëjtë sikundër Ministria e Drejtësisë të kishte projektuar një akt ligjor për tolerimin, madje edhe stimulimin, e mafisë në vendin tonë. Ose edhe më konkretisht ajo ministri, pashmangshëm në koherencë me Qeverinë aktuale, tanimë do të mund të pritej që të hartonte një draft apo projektligj për mbrojtjen e mafisë”, potencoi profesor Riza Smaka,raporton Gazeta Kosova Sot

Ministria e Drejtësisë më në fund ka vendosur që përfundimisht të heqë dorë nga hartimi i Ligjit Antimafia, një ligj me të cilin do të krijohej baza për konfiskimin e pasurisë së pashpjegueshme, një kërkesë e cila vit pas viti po adresohet edhe nga BE-ja në Raportet e Progresit. Vendimi i tillë i Ekzekutivit të vendit ka hasur në kritika të ashpra, si tek ekspertët e fushës së sundimit të ligjit edhe tek opozita parlamentare. Sipas këtyre zërave, veprimi i Qeverisë që ka vendosur ta tërheqë nga plani legjislativ Ligjin Antimafia, si ligj të veçantë kundër krimit dhe korrupsionit, është dëshmia më e mirë që flet se kjo klasë politike që ka kapur shtetin nuk është e gatshme të bëjë as lëvizjen minimale në drejtim të avancimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Tani po këta qeveritarë të korruptuar mundohen që t’i ikin një ligji të tillë nëpërmes arsyetimit për qasje të re të rishikimit të pakos së legjislacionit në fushën e drejtësisë, nëpërmes të të ashtuquajturit rishikim funksional për Sektorin e Sundimit të ligjit në Kosovë, për të cilin proces nuk janë përcaktuar as kufijtë kohorë, pra as fillimi dhe as fundi i kësaj kinse reforme të shpikur rishtas.

Mobi Casa

Pushtetarët duan të shpëtojnë veten

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, ka pohuar se në një vend ku krimi dhe korrupsioni kanë shtrirje të nivelit të lartë, sikur është Kosova, një ndër punët më të rëndësishme për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe nga pozitat shtetërore është nxjerrja e një ligji, i cili domosdoshmërisht do të mundësonte që të konfiskohet pasuria e krijuar pa mbulesë dhe në mënyrë të dyshimtë, që nuk mund të arsyetohet prejardhja e saj nga individi pronar i asaj pasurie. “Assesi nuk mund të luftohen krimi dhe as korrupsioni si dukuri e rëndë e krijimit të pasurisë së kundërligjshme pa një ligj antimafia, me ta cilin në mënyrë konkrete do të rregullohej çështja e mafisë shtetërore dhe e luftimit të saj, sikundër edhe masat penale që rëndojnë mbi personin, duke përfshirë dhe ato të karakterit pasuror që rendojnë mbi pasurinë e personave që e kanë krijuar me veprime kriminale”, theksoi ai. “Fakti i heqjes dore nga një ligj i tillë tregon se kjo qeveri dhe këta pushtetarët nuk e kanë hallin te shërimi i shtetit tonë, duke e marrë në përgjegjësi dhe duke konfiskuar pasurinë e tyre, por, përkundrazi, forcimin e dukurive të tilla mbi bazën e shtetit, sepse kjo u ka krijuar pushtetarë aktualë dhe vartësve të tyre, edhe prokurorëve, edhe gjyqtarëve dhe anëtarëve të bordeve, sikundër edhe oligarkëve ekonomikë, bazament të fitimeve të mëdha”, u shpreh më tutje Kelmendi.

MD-ja vepron në favor të mafisë

Veprim skandaloz dhe në kundërshtim të fuqishëm me standardet evropiane të luftës kundër krimit dhe korrupsionit e cilëson heqjen dorë të Qeverisë nga një ligj i tillë edhe profesor Riza Smaka. “Ligji Antimafia është dashur të ishte në aplikim intensiv dhe serioz, por ministrja e Drejtësisë e paska parë të rrugës për ta hequr projektin e të njëjtit ligj nga agjenda e vet. Kjo do të thotë se Ministria e Drejtësisë konsideron se nuk ka nevojë të veprohet kundër akteve mafioze të shumta e të ndryshme, e mbi të gjitha virtualisht të rëndomta në vendin tonë. Heqja nga agjenda e aktit ligjor në fjalë është akt i njëjtë sikundër Ministria e Drejtësisë të kishte projektuar një akt ligjor për tolerimin, madje edhe stimulimin, e mafisë në vendin tonë. Ose edhe më konkretisht ajo ministri pashmangshëm, në koherencë me Qeverinë aktuale, tanimë do të mund të pritej që të hartonte një draft apo projektligj për mbrojtjen e mafisë”, potencoi ai.”Përderisa mafia nuk sanksionohet, përkatësisht nuk inkriminohet konkretisht, me një anë dhe një akt i tillë edhe nga Qeveria, ngase Ministria e Drejtësisë vepron në koordinim me të, fshihet nga agjenda e veprimtarisë legjislative, rezulton se Qeverisë aktuale nuk i përshtatet dot për ta luftuar qoftë as juridikisht mafinë ekzistuese në forma më se të ndryshme në vendin tonë, të cilësuar si të tillë edhe nga raportet zyrtare të institucioneve përkatëse të Unionit Evropian”, tha profesor Smaka./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.