Hidromorava

Kadriu: Në Gjilan vërshimet janë menaxhuar në mënyrën më të mirë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është në gjendje gatishmërie 24 orë me kapacitete të plota në raste të intervenimit, por gjithashtu në bazë të planit për preventivë dhe intervenim, kemi arritur që të jemi në çdo cep të Gjilanit në kohën optimale dhe gjithnjë në mbrojtje të jetës së qytetarit dhe gjithashtu në mbrojtje të pasurisë private e publike”, ka rrumbullaksuar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, në konferencën e sotme për media.

Kadriu, para gazetarëve, ka bërë prezantimin e punës 9-mujore të kësaj Drejtorie, duke theksuar se reshjet e fundit janë menaxhuar në mënyrën më të mirë.

“Aktiviteti i Drejtorisë gjatë reshjeve të fundit pos tjerash ishte organizuar edhe në parandalim të daljes së lumenjve nga shtrati i tyre, që përditë e më shumë kjo problematikë po eliminohet, falë pastrimit dhe investimit nëpër lumenjtë e Gjilanit që ka bërë komuna në vazhdimësi. Kjo është kryer në bazë të vlerësimit të rreziqeve që kemi prezantuar gjatë vitit të kaluar e të cilat në një masë të madhe janë eliminuar, megjithëse, mbetet ende punë për t’u bërë në këtë drejtim”, ka thënë drejtori Kadriu.

Ai konfirmuar intervenimin që kanë bërë në disa raste si në fshatin Shillovë, fshatin Velekincë dhe disa raste të vogla, mirëpo problemet po vazhdojnë të shkaktohen sipas tij kryesisht nga moskujdesi i disa qytetarëve në hedhjen e mbeturinave rreth lumenjve.

United Hospital

Kadriu, në organizimin e punës në këtë dikaster, ka falënderuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin që kanë me Forcen e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, “Hidromoravën”, Kryqin e Kuq e institucionet tjera relevante.

“Edhe sa i përket zjarreve, është menaxhuar mjaft mirë me situatën falë kampanjave të shumta për parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe ky vit është më mirë se sa viti i kaluar në këtë aspekt. Përfundimisht, kemi shënuar rënie të rasteve të zjarrit dhe sigurisht kjo është arritur me mbështetjen edhe nga shumë Drejtori të tjera që vlen të theksohet qëllimi i përbashkët i angazhimit për më pak zjarre”, ka thënë mes tjerash drejtori i DMSH-së.

Drejtori Kadriu ka bërë të ditur edhe punën që është bërë në parandalimin e rrezikut për jetë që mund të shkaktohej nga objektet e vjetruara nëpër qytet, e që statika e tyre e qëndrueshmërisë është rrezik për qytetarin.

“Falë identifikimit me kohë, tashmë është bërë eliminimi i disa objekteve të cilat kanë qenë rrezik për qytetarët kalimtarë të rastit”, përfundoi Kadriu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.