United Hospital

Komuna e Gjilanit ka investuar në Bresalc mbi 300 mijë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbrëmë debati publik me banorët e Bresalcit, për t’i dëgjuar kërkesat e hallet e tyre.

Takimin e ka hapur kryetari i Këshillit të fshatit, Haxhi Kurti, i cili tha se që nga paslufta Bresalci ka qenë i anashkaluar sa u përket investimeve, duke shtuar se nën qeverisjen e kryetarit Haziri, gjërat kanë ndryshuar dukshëm.

“Për tri vite janë ndërtuar më shumë se 4 kilometra asfalt, mbi 10 kilometra kanalizim, është investuar shumë edhe në ndriçimin publik. Shpresojmë se me këtë ritëm do të vazhdohet”, ka thënë Kurti.

Fundamenti

Ndërkaq, nënkryetari Rexhep Kadriu është shprehur se qëllimi i këtyre takimeve që po bëhen nën përkujdesjen e kryetarit Haziri është që t’i marrim drejtpërdrejt kërkesat, me synim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, duke filluar nga infrastruktura.

“Bresalci është njëri nga fshatrat që është në përkujdesje të vazhdueshme të qeverisë Haziri sa u përket investimeve. E kemi bërë një zyre jashtëzakonisht të mirë, kemi bërë punë të jashtëzakonshme kryesisht në infrastrukturën nëntokësore që kapin shifrën e mbi 300 mijë eurove, kemi ndërtuar shumë rrugë…Këtu kemi ardhur që t’i marrim të gjitha kërkesat tuaja në mënyrë që t’i fusim në prioritet. Zotim i kryetarit është që Bresalcit t’ia kthej dinjitetin”, ka deklaruar para qytetarëve nënkryetari Kadriu.

Me pyetje e kërkesa janë paraqitur Habib Syla, Makfire Kurti, Ymer Muji, Bardhyl Syla, Muhamet Ymeri, Gafurr Syla etj., të cilat kryesisht kishin të bënin me ato infrastrukturore, ndërkaq u është përgjigjur nënkryetari Kadriu, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ai i Shërbimeve Publike, Naser Korça, drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullaru, i Kadastrit, Sadudin Berisha dhe drejtori i DZHE-së, Agim Zuzaku
.
Në fund të debatit, përfaqësuesit komunalë kanë paralajmëruar se shkolla e këtij fshati në verën e vitit 2017 do të hyjë në renovim total./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.