Për shkak të paaftësisë dhe keqëmenaxhimit të Alban Hysenit, 2,419 punëtorë në Gjilan mbesin pa paga, Hyseni akuzon opozitën
Gjilan – Edhe pse Alban Hyseni ka treguar paaftësi totale në udhëheqje dhe ka bërë gabime amatoreske, ai sërish ka gjetur kohë me akuzue të tjerët për pagat në sektorin publik.
Reagimi i plotë i Alban Hysenit
Të nderuar qytetarë,
Gjilani po përballet me një situatë alarmante për shkak të bllokadës politike nga opozita! Mosmiratimi i buxhetit të vitit 2025 ka sjellë një ngërç të rëndë, i cili rrezikon që nga muaji mars të na përballë me një situatë ku ne mbesim pa mjete për pagat e punëtorëve komunalë.
Ne kemi bërë gjithçka për të menaxhuar situatën me buxhetin minimal të ndarë nga Qeveria, por pa miratimin e Kuvendit Komunal, as pagat dhe as investimet kapitale nuk mund të ekzekutohen.
Për këtë arsye, nesër në ora 09:00 kemi thirrur një seancë urgjente.
I bëj thirrje opozitës që të reflektojë dhe të mos përdorin këtë situatë zgjedhore për manovra politike që nuk i bëjnë nder vetëm qytetarëve të komunës tonë.


