Vojvoda nën-urdhërat e Cesc Fabregasit, arrihet marrëveshja
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda pritet që të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar dimëror.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – lojtari kosovar ka arritur marrëveshje me Como-n nga Serie A, shkruan Indeksonline
Vojvoda pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2027, me ekipin që menaxhohet nga spanjolli, Cesc Fabregas.
30-vjeçari ishte në bisedime me Torinon për të vazhduar kontratën, por nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe kështu ka vendosur të largohet nga skuadra.
Por, karrierën lojtari “dardan” e vazhdon në Itali, tashmë te Como që gjendet në pozitën e 15-të në Serie A me 22 pikë./Indeksonline/


