Kjo është oferta që Unitedi po përgatit për Hysajn
Manchester United duket se e ka shumë seriozisht idenë e transferimit të Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar është një nga lojtarët më të mirë të Napolit, teksa ka tërhequr vëmendjen e Hoze Mourinhos.
Për djaloshin shkodran, ekipi anglez është i gatshëm të fusë edhe Mateo Darmian veç parave për të arritur një marrëveshje.
Sipas asaj që raporton “ESPN”, tashmë Hysaj vlen 50 mln euro, por për të zbutur disi këtë shifër, klubi anglez është i gatshëm të fusë mbrojtësin italian në marrëveshje.
Tashmë duket se gjërat po marrin formën e duhur për kalimin e Hysajt tek gjigandi anglez./IndeksOnline/


