UBT

Komuna me qytetarët flasin rreth planit për mirëmbajtjen e Hapësirave publike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Organizuar nga Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me projektin DEMOS sot në Viti, është mbajtur diskutimit publik me qytetarët e komunës së Vitisë dhe përfaqësues të këshillave të fshatrave rreth planit për mirëmbajtjen e Hapësirave të hapura publike dhe të planit Investiv për komunën e Vitisë . Ky plan ndër tjerash parasheh mirëmbajtjen e të gjitha sipërfaqet publike me rendësi për zhvillimin e jetës shoqërorë dhe publike në këtë komunë. Gjatë këtij shqyrtimi publik është prezantuar edhe Plani financiar për realizimin e planit në fjalë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili ishte edhe koordinator i grupit koordinues për realizimin e Planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike dhe Planit Investiv për këtë komunë, ndër tjerash tha se në bashkëpunim me projektin DEMOS, komuna e Vitisë ka hartuar këtë plan të rëndësishëm. “Vitin e kaluar ne së bashku me Helvetas-Demos kemi hartuar dhe miratuar në këtë sallë nga ana e këshilltareve të kuvendit komunal Planin e Mobilitetit, plan i cili qysh në këtë vit ka filluar të jetësohet në komunën tonë. Prandaj ne si qeveri komunale si kabinet i kryetarit Haliti e kemi parë të udhës që të punojmë edhe çështjen e Hapësirave të Hapura Publike dhe që po bëjmë përpjekje të krijojmë çdo ditë. Kuptohet ato që krijohen kërkojnë edhe mirëmbajtje e tyre dhe prandaj është i nevojshëm të këtë një plan për mirëmbajtjen e tyre”, u shpreh Aliu.

Kurse Alban Sokoli, pjesë e grupit punës dhe njëherit zyrtar pranë Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit prezantoj Planin për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Hapura Publike ku theksoj se ky plan është 5 vjeçar por planifikohet të bëhet rishikimi i tij çdo vit.

Ai ndër tjerash bëri me dije me këtë plan parashihet mirëmbajtja e sipërfaqeve publike me rëndësi për zhvillimin e jetës shoqërore dhe publike në komunën e Vitisë si: parqet, sheshet, shëtitoret, shtrati i lumit, rrugët, trotuaret, tregjet, lapidarët, pllakat përkujtimore, varrezat e dëshmorëve etj.

Mobi Casa

Ndërkaq Shefki Aliu, nga DEFZH prezantoi planin financiar për vitin 2017-2021 duke potencuar se për realizimin e këtij plani për vitin 2017janë paraparë të shpenzohen gjithsej 130842.91€ në tri aktivitete kryesore.

Ajet Sallahu, Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se Komuna e Vitisë ka bërë përpjekje maksimale që të hartoj një plan i cili është i zbatueshëm dhe kërkoj nga kryetarët e këshillave të fshatrave që të kontribuojnë në përmirësimin e më tej të tij. Sallahu tha se plani do të jetë publik në ueb faqen e komunës së Vitisë.

Përndryshe ky takim është organizuar në mbështetje të projektit Helvetas Swiss Intercooperation-projekti DEMOS. Në fund të këtij takimi pjesëmarrësit dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre si dhe parashtruan disa pyetje lidhur me planin në fjalë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.