UBT

1558 gjoba dhe 30 ndalesa të mjeteve motorike të shqiptuara nga policia e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Për të parandaluar aksidentet në trafik dhe për të rritur sigurinë e këmbësorëve, kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut dhe të respektojnë vendkalimet e dedikuara për këmbësorë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.01.2025 – 30.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë (1558) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Uji Dea

· Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës.

Për të parandaluar aksidentet në trafik dhe për të rritur sigurinë e këmbësorëve, kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut dhe të respektojnë vendkalimet e dedikuara për këmbësorë.

Po ashtu, i inkurajojmë këmbësorët që të përdorin gjithmonë vendkalimet e shënuara dhe të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/