Të rinjtë nga Gjilani pjesëmarrës të barabartë në mesin e tetë shteteve nga Rajoni dhe Evropa
Gjilan – Komuna e Gjilanit, Njësia për Rini falë bashkëpunimit me organizatën partnere “Ligo Lex Legis”, e cila para disa muajve mbajti trajnimin në lidhje me programin nga Komisioni Evropian “Erasmus +”, tani po vijnë rezultatet e para.
Partneriteti mes Njësisë për Rini dhe Ligo Lex Legis, bëri të mundur që të rinjtë nga Gjilani të përfitojnë trajnim tetë (8) ditor në Shqipëri me temën “Power of Multimedia – Bridges of Diversity” ka thënë Genc Mustafa udhëheqës i njësisë për rini.
Sipas tij, Kosova respektivisht Gjilani merr pjesë në këtë trajnim me tre të rinj, ku pjesëmarrës janë edhe nga shtetet si: “Anglia, Rumania, Greqia, Turkia, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia”.
Gjilani me udhëheqjen nga Lutfi Haziri, po e mbështet rinin e Gjilanit në çdo fushë që të jetë kampion i organizimit të jetës rinore ka shkruar Genc Mustafa, udhëheqës i Njësisë për Rini./rajonipress/


