Eko Higjiena

Hyseni: Për herë të parë komuna mbështet klubet dhe u lehtëson një pjesë të barrës financiare

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, po vazhdon mbështetjen e sportit në zhvillimin e saj.
Për herën e parë komuna ka mbështetur klubet e futbollit Gjilani dhe Drita që përgatitjet t’i realizojnë në Antalya. Por Isuf Hasani e ka demantuar menjëherë duke thënë se nuk është hera e parë, sepse klubet kanë pasur mbështetje edhe para teje shumë, shumë më herët e ndoshta hera e parë gjatë qeverisjes tuaj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni në Antalya vizitoi FC Dritën dhe SC Gjilanin, të cilët ndodhen në fazën përgatitore.

“Kjo është hera e parë që komuna mbështet klubet dhe u lehtëson një pjesë të barrës financiare”, tha Hyseni.

FIDANISHTJA

I pari Komunës së Gjilanit, tregoi se janë të përkushtuar të punojnë për zhvillimin e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.

“Pavarësisht pengesave, inateve dhe barrierave që na dalin përpara, ne do të vazhdojmë”, tha kryetari Alban Hyseni./rajonipress/