ARKATANA

U zhvilluan ndeshjet e gjysmëfinales në volejboll

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Palestrën “Bashkim Selishta”-Petriti në Gjilan u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në volejboll.

Në ballafaqimin e parë u takuan Skenderaj dhe Kastrioti nga Ferizaji në këtë përballje skuadra e Kastriotit bëri befasi duke e mposhtur skuadrën e Skenderajit me rezultat (3-2).

Vashat nga Skenderaj dy setat e parë i fituan me lehtësi, por këtë gjë e mohuan mysafiret nga tri setet në vazhdim ato ngadhënjyen me rezultat (25-18), (25-23), (22-25), (24-26) dhe (15-17).

Në takimin e dytë të gjysmëfinales u takuan Drita dhe Prishtina Voly në këtë ballafaqim ashtu siç është pritur volejbollistet e Dritës ngadhënjyen me rezultat 3-1 duke dëshmuar se janë të pakonkurenca në volejbollin e Kosovës.

Uji Dea

Volejbollistet nga kryeqendra jone ju bënë ballë volejbollisteve të Dritës vetëm në setin e dytë ndërsa në tri setet tjera volejbollistet e Dritës dëshmuan cilësi të larta në mes rrjetave të volejbollit.

Skuadra e Dritës triumfoi me rezultat (25-12). (30-32), (25-11) dhe (25-13).

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet nesër duke filluar në ora 16:00 në mes Dritës dhe Kastriotit./rajonipress/