Çka i tha gjyshja Shyhrete Behlulit kur nisi të këndonte?
Ndonëse karriera e saj ka nisur rreth 40-vite më parë, atëherë kur pak femra shkolloheshin e edhe më pak merreshin me muzikë, këngëtares nga Mushtishti Shyhrete Behlulit ju dha mbështetje e madhe nga familja, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja është mbështetur posaçërisht nga babai, por edhe gjyshja e saj, që thuhet se ka dashur që Shyhretja t’ia thotë këngës.
Dhe, duhet pranuar që gjyshja e Shyhrete Behlulit nuk ka gabuar që ka besuar në të dhe talentin e saj për këngën.


