ARKATANA

PDK: Punët e hajrit po i ngjajnë punëve të hajnit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Projektet që po realizohen nga qeverisja komunale e Gjilanit, janë investime të kota, me cilësi të dobët, kosto të lartë dhe humbje të mëdha financiare vlerëson komisioni për buxhet dhe financa i degës së PDK-së në Gjilan.

Sipas PDK-së, Komisionet profesionale kanë dështuar plotësisht në mbikëqyrjen e implementimit të projekteve kapitale, sipas kontratave me operatorët ekonomik dhe si pasojë po shkojnë krejt në dëm, qindra mijëra euro nga buxheti komunal dhe nga taksapaguesit Gjilanas.

Është trishtuese kur e sheh se si po ndodhë asfaltimi i rrugëve nëpër qytet dhe fshatra të komunës, e sidomos është për të mos i besuar syve se çka po shohim ne dhe qytetarët e Gjilanit, me asfaltimin e rrugës së Bujanocit, ku ende pa përfunduar asfaltimi menjëherë ka filluar prishja e saj, ani pse po shpenzohen mbi 900 mijë euro për këtë projekt.

Fundamenti

Ky projekt ka filluar më 3 nëntor 2015 dhe sipas kontratës me operatorin ekonomik, kjo rrugë ka qenë e planifikuar të përfundojë brenda 30 ditë pune, por ka kaluar një vit dhe qytetarët e Gjilanit po përballen me probleme të mëdha gjatë qarkullimit, duke i shkaktuar dëme të përditshme në automjetet e tyre, si pasojë e gjendjes së pakalueshme në njërën nga rrugët kryesore të qytetit të Gjilanit.

Për kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri edhe ky projekt me këtë cilësi mund të quhet si punë e hajrit, por për qytetarët e komunës këto projekte që po realizohen janë punë për hajgare. Me një fjalë, këto punët e hajrit po i ngjajnë punëve të hajnit thuhet në reagimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa Dega e PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.