Eko Higjiena

1364 gjoba të shqiptuara në trafik dhe 32 ndalesa të mjeteve motorike

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 17.01.2025 – 23.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër (1364) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

FIDANISHTJA

· Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i nëntë (9) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e dy (32) ngasës.

Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit njoftoi policia e Kosovws./rajonipress/