UBT

Pacolli në Gjilan: Kosovës ia kam borxh zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Behgjet Pacolli të shtunën në Gjilan ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës së AKR-së, ku ka folur për sensibilizimin e AKR-së në të gjitha komunat e Kosovës dhe tha se AKR është fuqia e vetme politike e pa korruptuar që do ta ndihmojë, zhvillojë dhe qoj përpara Kosovën. Unë ia kam borxh Kosovës dhe popullit tim këtë sfidë e këtë projekt madhor që në vete bart AKR-ja.

Behgjet Pacolli ka folur hapur për shumë probleme të mëdha që aktualisht e preokupon qytetarin e Gjilanit, popullin e Kosovës dhe mbi të gjitha për një imazh të keq që ka Kosova. “Gjilanin e dua me zemër dhe andaj flas me shumë emocione. Por njëkohësisht flas me emocione edhe për dëshpërimin e madh që e shoh se ka mbetur i njëjti qytet. Gjilani dikur ishte vend industrial i shumë fabrikave, e tani Gjilani duket i shkret, i pa shpresë me një rini që bredh rrugëve, me një klasë punëtore të madhe e të sinqertë, por e pa shfrytëzuar”, raporton rajonipress.

Pacolli tha se AKR në Gjilan tashmë është forcuar dhe do të jemi edhe më të fort. “Do e zhvillojmë Kosovën ekonomikisht sepse vetëm ekonomia e ndërton një shtet stabil e shoqëri progresive. Kosovës do ia kthejmë hakun, do ia kthejmë namin dhe do e bëjmë me një imazh shumë më pozitiv. Të tjerët kanë premtuar e kanë propaganduar lloj- lloj investimi, por në teren ka ndodhur e kundërta”.

Pacolli ka kërkuar nga qytetarët e shumtë në sallë që ta përkrahin programin e AKR-së dhe ta fuqizojnë atë. “Ne do të ecim në çdo cep të Anamoravës sepse plotë 16 vite në Kosovë kemi vetëm regres. AKR me një qeverisje dinjitoze, me një shpirt të bardhë dhe me një kauzë tonën të drejtë do t`i shpijmë gjërat përpara. Jemi i vetmi subjekt politik që nuk turpërohemi për të kaluarën tonë. Edhe në të ardhmen çdo zyrtar i AKR-së do të punojë me ndershmëri. Kosova e ka imazhin e rrënuar dhe na duhet shumë punë e sakrificë për ta kthyer tek besimi së pari qytetar e pastaj edhe në sytë e ndërkombëtarëve”.

Sipas Pacollit politikanët e tanishëm kanë menduar vetëm për xhepin tyre. “Kush mundet të bëjë më shumë për Kosovën sesa unë aktualisht. Asnjë, bash asnjë politikan. Sepse ata kanë menduar vetëm për xhepin e tyre, ata nuk e duan Kosovën, ata e duan vetëm paranë e qytetarëve”.

Uji Dea

Pacolli në fund tha se shpresa për ndryshime po vije dhe në Gjilan AKR do të udhëheq në nivel lokal, kurse shpejt AKR do të udhëheq edhe me Qeverinë.

Në Kuvendin e Degës ka folur edhe Ismet Hajdini kandidat për kryetar të AKR-së në Gjilan i cili tha se AKR i ka hapur dyert për të gjithë dhe çdo ditë e më tepër po jemi më të pranueshëm në shoqërinë gjilanase./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.