Reduktime dhe ndërprerje të ashpra të energjisë në rajonin Anamoravës
Gjilan – Për tri ditët e ardhshme në Gjilan, Kamenicë e Viti pritet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Kështu sipas KEDS-it në Kamenicë më 12.11.2016 në NS 110/10kV do të shkyçet:Dalja 10 kV Hogoshti(62000004) prej orës 08:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Hogoshtë, Shipashnicë, Poliqkë dhe Xhyrishevcë. Arsyeja: ndërrimi i shtyllës së tensionit të lartë në Shipashnice të Ulët.
Më 13.11.2016 në NS 110/10kV Kamenicë do të shkyçet: Dalja 10 kV Koretini (62000017) prej orës 08:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Koretinë, Topanicë, Bllatë, Nitex, Crep, Kormian, Domorovc, Pompa, Hodonovc, Tasimi, Hodonocë, Seperacioni dhe Ujësjellësi Korinjan. Arsyeja: ndërrimi i shtyllës në LP 10 kV në degëzimin e Kormijanit.
Më 12.11.2016 në NS 110/10kV Kamenicë do të shkyçet:Dalja 10 kV Ropotova prej orës 10:00 – 15:00. Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bozhec, Busavatë dhe Miganoc. Arsyeja: ndërrimi i shtyllave në LP 10 kV në fshatin Hodec.
Më 14.11.2016 në NS 35/10kV Gjilan IV do të shkyçet: Dalja 10kV Bregu i Thatë (Kodi: 60063011) prej orës 16:00 deri në ora 20:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lagjja Dheu i Bardhë dhe rrugët: Reshat Ymeri, Evlia Çelebia, Avdulla Presheva, Isa Kastrati, Ahmet Gashi, Vëllezërit Frashëri, Fatmir Ibishi, Agim Rashiti dhe Mretnesha Teutë.
Më 14.11.2016 në TS 110/10 kV Gjilani 5 do të shkyçet: Dalja 10 kV j19 Zalli (63000019) nga ora 16:00 deri në ora 20:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. e Prishtinës- kryqi, vetëshërbimi Pireva dhe tregu i automjeteve.
Më 14.11.2016 në TS 110/35/10 kV Vitia do të shkyçet: Dalja 10 kV Begunca (61067010) prej orës 16:00-20:00. Gjatë kohës sa do të zgjasn punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Begunca, Lubishta, Shoshare, Letnicë, Vernakollë, Lagjja Arifaj. Dalja 10 kV Smira(61067006) prej orës 12:00 deri në ora 16:00./rajonipress/


