United Hospital

Komiteti i Kulturës miraton projekt-propozimin për manifestimin “Flaka e Janarit” 2017

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Kulturë, Rini e Sport (KKRS) e ka miratuar me disa vërejtje e plotësime projekt-propozimin e Njësisë së Kulturës për manifestim “Flaka e Janarit” 2017 dhe e ka rekomanduar për procedurë të mëtejme.

Shpresa Kurteshi, kryesuese e kësaj trupe komunale, ka thënë “Flaka e Janarit” është një nga manifestimet më të mëdha kulturore në regjion, që i dedikohet heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë sonë kombëtare.

Detajet e projekt-propozimit i ka prezantuar përgjegjësi i Njësisë për Kulturë, Bashkim Nexhipi, i cili ka thënë se “Flaka…” është një manifestim që duhet të ruhet me xhelozinë më të madhe.

Sipas projeksionit fillestar, manifestimi do të kushtojë mbi 53 mijë euro.
Nexhipi ka thënë se çdo vjet është bërë kërkesa për mbështetje financiare nga MKRS-ja, por ndihma ka qenë simbolike, sipas tij.

“Ne kemi kërkuar që “Flaka e Janarit” të futet në agjendën e aktiviteteve të Ministrisë, por nuk jemi përkrahur”, ka thënë Nexhipi.

Mobi Casa

Përndryshe, manifestimi do të vazhdojë t`i ruaj kornizat standarde të organizimit, që prej vitit të kaluar është pasuruar edhe me festivalin e filmit dhe të fotografisë.

Nexhipi ka dhënë sqarime në interesimet konkrete të anëtarëve të Komitetit.

Përndryshe, KKRS është informuar edhe me aktivitetet sportive për periudhën qershor-tetor, nga Malazog Hoxha, udhëheqës i sektorit të sportit. “Gjilani është komunë e cila investon më së shumti në sport”, ka thënë Hoxha.

Edhe Hoxha është përgjigjur në pyetjet dhe interesimet konkrete të anëtarëve të KKRS.

Shpresa Kurteshi tha se rezultatet në sport nuk kanë munguar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.