“Psikoterapeutet në veprim” me projekt të posaçëm për fuqizimin e gruas
Gjilan – Sevdije Haziri Musliu nga OJQ “Psikoterapeutët në veprim” tha se kanë fituar një projekt nga Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Bashkimi Evropian që për qëllim ka fuqizimin e gruas dhe torturat gjatë luftës në regjionin e Gjilanit.
Sevdije Haziri Musliu tha se synimi i projektit është që t`ju mundësohet këtyre viktimave të jenë të barabarta në shoqëri dhe të gëzojnë të drejtat e tyre dhe kjo do të arrihet përmes një integrimi të tyre në shoqëri, fuqizimi dhe qasje të rritur në drejtësi. Këto takime kanë për qellim që ta sensibilizojnë komunitetin për të pasur mirëkuptim ndaj këtyre personave dhe bisedat me njerëz autoritativ është shumë e rëndësishme pasiqë dihet ndikimi i tyre në komunitet
“Vet qëllimi i projektit është që edhe viktimat e zonave rurale të identifikohen dhe të mbështeten për tu integruar në shoqëri dhe të mësojnë për mundësitë dhe të drejtat e veta. Takimet grupore të parashikuara në projekt do të mundësojnë që viktimat të marrin më shumë informacione për të drejtat e tyre dhe më pastaj kjo është përcaktuese për të ardhmen e tyre, pasi që në një mënyrë atyre u jepet mundësia që t`i shpalosin problemet (rrëfimet) e tyre dhe nëse e shohin të nevojshme të ngrisin padi kundër kryesve të veprave” tha Musliu./rajonipress/


