Ndërprerje ekstreme të energjisë elektrike në Gjilan, Viti e Kllokot
Gjilan – Për shkak të punimeve të planifikuara nga KEDS-i të premten ndërprerje të shumta do të ketë në Gjilan, Viti e Kllokot.
Në Gjilan sipas KEDS-it më 11.11.2016 në NS 35/10 kV Gjilan IV do të shkyçet: Dalja 10 kV Halla e Sporteve (60063001) prej orës 16:00 deri në ora 20:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Halla e sporteve, Te Bislimi dhe Banesat K.Selimi.
Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.
Më 11.11.2016 në NS 35/10kV Kllokot do të shkyçet: Dalja 10kV Kllokoti (61065004) nga ora 12:00 deri në ora 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokoti, Radivojca, Budrika, Remniku dhe Skifteraj. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.
Më 11.11.2016 në NS 110/35/10 kV Rafshina (Viti) do të shkyçet: Dalja 10 kV Vitia (Kodi: 61067005) prej orës 16:00 deri në ora 20:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vitia (“Iliri”, Te shkolla e mesme, te ura, te Kasabanka, te Shtëpia e kulturës, te pasqyra dhe te kisha katolike). Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.
Më 11.11.2016 në NS 110/10kV Gjilan 5 do të shkyçet: Dalja 10kV j22 Urbane 1(63000022) prej orës 16:00 deri në ora 20:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Selami Hallaqi-1, Tregu-Dardania, te SH.L.P.Shaban Qerrolli. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.
Më 12.11.2016 në NS 35/10 kV Gjilan III do të shkyçet: Dalja 10 kV Velekinca (Kodi: 60062006) prej orës 11:00 deri në ora 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjilani ( Zabeli i S.Agës, Mulliri i Arapit, Qenar Çeshme, Q.Çeshme – te farmat) dhe Velekinca. Shkyçja bëhet për shkak të energjizimit të NS10/0. 4kV me shtyllë të re./rajonipress/


