ARKATANA

Komuna ndau ndihma për banorët kroat të Letnicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Zyra e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, i ka ndihmuar sot familjet kroate të fshatit Letnicë, me pako ushqimore, njeherit edhe një ekip shëndetësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti, ka zhvilluar kontrolle mjekësorë për këta banorë.

Të pranishëm në këtë aksion ishin edhe kryesuesi i kuvendit Naim Pira, komandanti i Stacionit policor në Viti kapiteni Agim Lipovica, drejtor të drejtorive etj.

Fundamenti

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ndihmat e sotme që po u shpërndahen banorëve kroat të Letnicës, janë në vazhdën e aksioneve të vazhdueshme që u jepet këtyre banorëve. “Ndonëse në Letnicë vepron edhe ambulanca dhe ekipet mjekësorë nga Vitia kujdesen vazhdimisht për shëndetin e këtyre banorëve që kryesisht janë të moshuar, sot kemi me vete edhe një ekip shtesë shëndetësor nga QKMF-ja për asistencë mjekësore. Ata kanë nevojë për ndihmë dhe ne këtë po mundohemi që t’ua ofrojmë. E them me përgjegjësi se jam shumë i përkushtuar për gjendjen e këtyre banorëve dhe po angazhohem që ti mbështesim në mënyra të ndryshme”, ka thënë kryetari Haliti.

Për familjet kroate, komuna e Vitisë, gjegjësisht zyra e kryetarit, ndau 34 pako me gjëra ushqimore. Banorët kroat u falënderuan për këtë ndihmë të komunës dhe po ashtu edhe për shërbimet shëndetësore që po u jepen nga QKMF./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.