ARKATANA

Rahimaj viziton zjarrfikësit, QKMF-në, AMF-në, në Roganë si dhe punëtorët e KEDS në natën e ndërrimit të mot moteve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj, kanë vizituar sonte, pikërisht në natën e ndërrimit të mot moteve, zjarrfikësit, QKMF-në, AMF-në në Roganë e punëtorët e KEDS në Kamenicë.

Sonte kur secili feston në ambientet familjare, ata janë në krye të detyrës.

KKVITI

Rahimaj i ka uruar ata për vitin e ri, duke u uruar punë sa më pak sonte, si dhe i ka falënderuar për kontributin gjatë tërë vitit 2024./rajonipress/