ARKATANA

Edita Axhija shqiptarja që po shkëlqen në aktrim, këndim e sportet luftarake në Zvicër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Edita Axhija ka vetëm 16 vite dhe me përkushtimin e saj ka treguar se ka vlera të pamohueshme në aktrim, këndim, por dhe në sportet luftarake si në karate dhe në boks. Axhija ka prejardhje nga Anamorava dhe thotë se trofetë e fituara do ia dhurojë Kosovës, me shumë kënaqësi.

Edita Axhija e lindur në Gjenevë të Zvicrës po korr rezultate kulminante në aktrim e këndim, duke mos lënë anash as sportet luftarake si në karate dhe së fundit edhe në boks.

Ajo aktualisht është nxënëse në vitin e dytë të shkollës së mesme dhe talentin e saj e ka dëshmuar edhe si filloriste duke u veçuar në aktrim, këndim, vizatim dhe shkrim lexim.

Edita thotë se ka marrë pjesë edhe në Amerikë, ëndërr kjo e çdo të riu shqiptar ku ka shfaqur talentin e saj. Dhe tërë këtë sukses e rezultat kulminant thotë se e ka arritur falë punës së palodhshme dhe dëshirës që si shqiptare tu tregojë botës se janë të zot në fusha të caktuara.

Uji Dea

Edita ndonëse është lindur e rritur në Zvicër ajo falë prindërve ka investuar shumë që të flas e shkruaj edhe në gjuhën shqipe. “S`i fëmijë kam mësuar dhe vijuar edhe gjuhën shqipe, kurse për dy vite kam ndjekur edhe për muzikë. Gjuhën frënge e kam bazë, por e flas bukur edhe gjuhën angleze e gjermane” shprehet ajo.

Ndryshe, Edita është tip ambicioz dhe kureshtare për të realizuar dëshirat dhe ëndrrat e saja. “Jam e lidhur shumë me Kosovën dhe me vendlindjen e prindërve të mi. Të gjitha mirënjohjet, trofetë ose medaljet e fituara do ia dedikojë popullit të Kosovës” shprehet Edita.

Edita thotë se veten në të ardhmen e sheh si menaxhere e pasurisë në boten artistike ose në fushën e kriminalistikes. “Kam ambicie të shumta, megjithatë shpresojë se profesioni përfundimtar do të jetë më i dobishmi dhe më i suksesshmi për mua dhe karrierën time” shprehet ajo.

Ndryshe, Edita në të gjitha festat dhe programet festive që lidhen për ditën e Flamurit, Pavarësisë së Kosovës, ditën e mësuesit, ditën e gruas ajo merr pjesë rregullisht ku zbulon talentin e saj./rajonipress/