Bunjaku nuk i bashkohet Kosovës, zbulohet arsyeja
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sulmuesi i St. Gallenit, Albert Bunjaku nuk është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës, për ndeshjen me Turqinë, për shkak të një lëndimi.
Ishte raportuar se ish sulmuesi i Zvicrës ka refuzuar të bashkohet me Kosovën pasi ishte i pakënaqur me tretmanin nga selektori i ekipit kosovar, Albert Bunjaki. Por, FFK nëpërmjet një njoftimi ka zbuluar se sulmuesi i St.Gallenit është i lënduar, përcillej Express.
“Shtabi teknik i Përfaqësueses së Kosovës bën të ditur se mosardhja e sulmuesit Albert Bunjaku për ndeshjen kundër Turqisë ishte e njohur para grumbullimit, për shkak të një lëndimi që ka pësuar futbollisti. Kjo është arsyeja e vetme e mungesës së tij dhe shtabi i uron shërim sa më të shpejtë në mënyrë që t’i kthehet lojës së futbollit”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Express/

