Sinani: Të zgjidhen më meritorët në zgjedhjet e këshillave lokale
Kamenicë – Qëllimi i këtij takimi ishte informimi nga komisioni komunal për zgjedhjen e këshillave lokale rreth procesit zgjedhor.
Kryetari dhe anëtarët e komisioni komunal për zgjedhjen e këshillave lokale thanë se ne kemi bërë përgatitjet e nevojshme dhe procesi zgjedhjeve deri tani po shkon mirë, nuk kemi probleme ka pjesëmarrje të kënaqshme gjithçka është transparente dhe hapur për pjesëmarrësit.
Kryetari Sinani sot priti në takimin komisionin komunal për zgjedhjen e këshillave lokale dhe tha se për mua si kryetar komune është e rëndësishme të mbahet procesi i zgjedhjeve transparent dhe të zgjidhen kryetarët dhe këshillat lokale që vërtet janë të gatshëm të punojnë në të mirë të lokaliteteve dhe nuk është në interes të komunës që të zgjidhen përfaqësues të partive politike tha Sinani.
“Ftojmë qytetarët e lokaliteteve që të marrin pjesë dhe të zgjedhin përfaqësuesit më të mirë të tyre” tha Sinani./rajonipress/


