Uji Dea

Komuna e Vitisë aksionin për lirimin e hapësirave publike e vazhdon në fshatin Letnicë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Institucionet komunale të Vitisë, aksionin për lirimin e pronave publike, e vazhdojnë në fshatin Letnicë, me ç ‘rast u kanë apeluar qytetarëve të këtij lokaliteti që të lirojnë këto prona të uzurpuara para se të bëhet ekzekutimi i dhunshëm.

Skënder Ahmeti, drejtor inspeksionit komunal ka thënë se aksioni për lirimin e pronave publike i nisur ditë më parë në disa lokalitete si Pozheran, Smirë , Kabash dhe brenda qytetit të Vitisë, do të vazhdoi në fshatin Letnicë, ku insperksioni do të marrë të gjitha masat e parapara me ligj për lirimin e pronave dhe hapësirave tjera publike.”Komuna ka të evidentuara pothuaj gjitha pronat publike që janë uzurpuara në forma të ndryshme brenda qytetit të Vitisë dhe nëpër lokalitete, dhe në këtë drejtim si inspektoriat komunal, jemi të vendosur që aksionin e nisur për lirimin e këtyre pronave ta vazhdojmë në çdo vend ku kemi prona të uzurpuara, andaj është mirë që vetë qytetarët të lirojnë këto prona e mos të presin ekzekutim të dhunshëm”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka theksuar se para aksionit për lirimi e këtyre pronave, komuna i njofton qytetarët për këtë aksion dhe gjithë uzurpatorëve u jep një kohë që vetë të lirojnë hapësirat publike të uzurpuara.

Eco Higjiena

Në rast se kjo nuk bëhet nga qytetarët atëherë merren masat e dhunshme për lirimin e tyre. “Një hap të tillë e kemi marrë edhe në fshatin Letnicë, ku gjithë qytetarët që kanë uzurpuara pronat të cilat në librat kadastral të komunës figurojnë si publike i kemi njoftuar për aksionin dhe kemi kërkuara nga ata që ti lirojnë këto hapësira. Nëse kjo nuk ndodhë brenda kohës së paraparë atëherë do të fillojmë aksionin e ekzekutimit”, ka thënë Ahmeti.

Në fillim të aksionit për lirimin e pronave publike, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është shprehur se institucionet komunale janë të vendosura që të vendosin rend dhe rregull në lirimin e hapësirave publike , pasi këto veprime që janë duke u ndërmarrë janë të bazuara në ligj dhe janë në interes të qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.