Rritet ndërgjegjësimi i grave për mundësitë e vetëpunësimit
Gjilan – Në kuadër të projektit “Mbështetje për vetëpunësim dhe pavarësia e grave për një komunitet të fortë”, e cila është financuar dhe mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe implementuar nga Qendra për Mbështetje të Biznesit, është mbajtur një tryezë e rrumbullakët me temë: “Gratë Ndërmarrësi – potenciali ekonomik i zhvillimit të Kosovës lindore”.
Tryeza e rrumbullakët mblodhi së bashku një numër të madh të grave nga komuna e Ranillugut e cila ka pasur për qëllim për të futur dhe për të rritur ndërgjegjësimin në mesin e grave në zonat rurale të mundësive të vetëpunësimit, të drejtat e tyre që kanë të bëjnë me punësimin.
U bisedua edhe koncepti i sipërmarrjes sociale mbi përfitimet dhe aplikimit në zonat rurale. Gjithashtu u bisedua për kontributin e qeverive lokale në zhvillimin e sipërmarrjes femërore mbi perspektivat aktuale të shtetit dhe në të ardhmen.
Konferencën e hapi drejtori i Qendrës për Mbështetjen e Bizneseve në Novobërdë, Milan Dabic i cili gjithashtu prezantoi qëllimin dhe objektivat e projektit.
Pjesëmarrësve ju drejtuan dhe bartën përvojat e tyre Ivana Bozhic pranë kontakti – promovimit të punësimit të sektorit privat, pastaj Vesna Mikic, kryetar i Unionit të grave në komunën e Ranillugut, kryetarja e grupit joformale të grave Ana Naskoviq, drejtori i buxhetit dhe zhvillimit ekonomik Xhavit Krasniqi dhe Zyrtarja për barazi gjinore në komunën e Ranillugut Zorica Natiq./rajonipress/


