Eko Higjiena

Komuna – Helvetas dhe KAS nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Komuna e Kamenicës, Helvetas dhe KAS e kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Në emër të komunës së Kamenicës, memorandumin e ka nënshkruar kryetari i Komunës, z. Begzad Sinani, i cili e falënderoi përfaqësuesit e Helvetas për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, sidomos kur kemi të bëjmë me mbështetjen në aftësim dhe vetëpunësim, po ashtu falënderoi edhe grupin e grave për këtë projekt dhe u zotua se do t`i përkrah vazhdimisht si komunë, në projektet që janë në interes të qytetarëve.

Kryetari i Komunës falënderoi për bashkëpunim edhe drejtorin e Shkollës Profesionale KAS, z. Rrahim Kastrati.

Hidromorava

Përfaqësuesja e HELVETAS tha qëllimi i këtij projekti është dhënia e mundësive në aftësimin profesional të të rinjëve sidomos femrave të viseve rurale.

Azemine Maliqi kryesuese e Grupit të Grave në Kamenicë tha se pas dëgjimeve publike të mbajtura nëpër lokalitetet e komunës kemi pas kërkesa nga gratë që të kemi aftësime profesionale dhe së bashku me Helvetas kemi gjetur këtë mundësi, po ashtu kemi bërë shpalljen publike për të gjitha femrat e interesuara. Në grupin e parë do të kenë mundësinë të aftësohen 20 kandidate.

Ky bashkëpunim mundëson hapjen e qendrës se parë të trajnimit për parukeri në Kamenicë me standarde ndërkombëtare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.