ARKATANA

Kosova nuk është pa gjasa

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Kosova e ka nisur misionin për ndeshjen kundër Turqisë që zhvillohet të shtunën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Ani pse me shumë mungesa, skuadra e Albert Bunjakit është optimiste se mund të arrijë rezultat të favorshëm, çka do të bënte që morali i skuadrës të kthehet përsëri në piedestal, pasi, deshëm apo jo, ai është maksimalisht i ulët pas dy humbjeve dëshpëruese ndaj Kroacisë e Ukrainës.

Interesimi në Turqi për ndeshjen kundër Kosovës është i madh.

“Nëse përzgjedhësi vendos të luajë qetë, kujdesshëm dhe mos të lëshohet në aventura, por duke kërkuar që me një detaj ta vendosë ndeshjen, atëherë them se Kosova ka gjasa të mira të marrë pikë”, ka thënë trajneri llapjan, Tahir Batatina.

Kosova e ka nisur misionin për ndeshjen kundër Turqisë që zhvillohet të shtunën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Ani pse me shumë mungesa, skuadra e Albert Bunjakit është optimiste se mund të arrijë rezultat të favorshëm, çka do të bënte që morali i skuadrës të kthehet përsëri në piedestal, pasi, deshëm apo jo, ai është maksimalisht i ulët pas dy humbjeve dëshpëruese ndaj Kroacisë e Ukrainës. Njohësit e futbollit në Kosovës vlerësojnë se Kosova mund të marrë një rezultat të mirë, edhe pse këtë herë mungesat janë evidente që mund të kenë ndikim të madh në ekip. Në anën tjetër, edhe vetë tabori i përfaqësueses ka shprehur optimizëm, derisa lojtari që është pjesë e Kosovës, e që luan në elitën e futbollit turk, Vedat Muriqi, ka thënë se Turqia nuk po e merr aspak si të lehtë këtë ndeshje, madje qysh tash gjitha biletat janë shitur dhe se në stadiumin e Antalias pritet një atmosferë e zjarrtë. Kosova, tashmë është grumbulluar në Antali ku do t’i mbajë tri stërvitje para zhvillimit të ndeshjes.

Mobi Casa

Berisha e Rashica, arma më e rrezikshme “Nëse përzgjedhësi vendos të luajë qetë, kujdesshëm dhe mos të lëshohet në aventura, por duke e kërkuar që me një detaj ta vendosë ndeshjen, atëherë them se Kosova ka gjasa të mira të marrë pikë”, ka thënë trajneri llapjan, Tahir Batatina, i cili beson se përfaqësuesja jonë, pavarësisht që përballet me një kundërshtar të fortë, i cili jo më kot e mban edhe epitetin e favoritit për t’u kualifikuar në Botëror, mund të vjen te rezultati pozitiv, por nga kjo varët se si do t’i qasemi lojës, pasi nëse vendosim ta lëshohemi në aventura mund të pësojmë keq. “Unë mendoj se Përfaqësuesja jonë pas dy pësimeve të fundit te ketë marrë mësime. Ekipi duhet të përqendrohet te një lojë me pasime të shkurtra dhe aksione të shpejta, duke i shfrytëzuar dy lojtarët më të shpejtë, siç janë Bernard Berisha e Miloti Rashica, por gjithmonë duke e mbizotëruar mesfushën me 3 mesfushorë, ndërsa krahët duhet të bartën më shumë në thellësi të fushës dhe të luajnë repartet sa më afër njëra-tjetrës”, ka thënë Batatina, derisa mendon se mbrojtja në këtë takim do të luajë rol të veçantë. “Reparti defensiv duhet të luajë shumë afër ndërmjet veti dhe mos të shpërndahet shumë, në mënyrë që mos t’i lejojë hapësirë kundërshtarit që të depërtojë në zonë”, ka përfunduar Tahir Batatina.

Turqia po frikësohet Përballja me Kosovën në realitet duket si një ballafaqim i lehtë për Turqinë, e cila llogaritet favorite shumë e madhe, por duket se gjërat brenda kampit turq nuk merren krejt të lehta. Përzgjedhësi Fatih Terim ka kërkuar përqendrim maksimal te ekipi, duke mos lejuar në asnjë mënyrë të nënçmohet kundërshtari. Kjo edhe ka bërë që interesimi për ndeshje fare mos të bjerë, madje sipas futbollistit kosovar të skuadrës turke Gençlerbirlig, Vedat Muriqi, Turqia po frikësohet se mund të dështojë. “Kam dëgjuar se të gjitha biletat janë shituar. Do të jetë një atmosferë mjaft e mirë në stadium dhe shpresoj se edhe do të bëhet një lojë e fortë dhe e mirë, por që në fund ne të jemi fitues”, ka thënë sulmuesi i Kosovës, i cili në ndeshjen ndaj Ukrainës pati një performancë shumë të mirë dhe me të drejtë pritet që edhe në këtë sfidë të startojë si titullar. “Kemi folur me bashkëlojtarin Ahmet Çal?k dhe ai ka thëne se kanë frikë, sepse në rast se ne dalim fitues, Turqia do të humbë rastin për kualifikim dhe kjo do të ishte një dështim i madh. Pra, do të bëhet një lojë shumë e fortë nga fillimi deri në fund”, përfundoi sulmuesi prizrenas.

(Kosova Sot)