Mobi Casa

Pacolli zbret në Gjilan, takon strukturat e degës në prag të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Behgjet Pacolli është inkurajuar nga organizimi i shpejt i strukturave të degës së AKR-së në Gjilan duke e parë atë si një forcë shumë progresive për Gjilanin. Pacolli ka thënë se AKR po merr përkrahje masive në të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas Arianit Ibrahimit, Presidenti, Behgjet Pacolli në takim me strukturat e Degës së AKR-së në Gjilan, është njoftuar për të arriturat dhe zhvillimet e fundit në degë.

Koordinatori i Degës, Ismet Hajdini bëri një njoftim para Presidentit, rreth aktiviteteve që i kemi patur dhe zhvillimeve përgjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme si dhe rreth organizimit të Kuvendit që do të jetë këtë të shtune ora 12:00 në Teatrin e qytetit.

Fundamenti

Po ashtu u diskutuan kandidaturat për Kryetar të Degës dhe nga kandidimi dha dorëheqje njëri nga kandidatët, pra Kujtim Shahiqi para strukturave të Degës, dhe theksojmë se në garë për Kryetar mbetet vetëm një kandidat z.Ismet Hajdini ka thënë Arianit Ibrahimi.

Organizimi rreth Kuvendit është në një intensitet të lartë nga e gjithë anëtarësia e AKR-së në Gjilan, dhe janë ndarë dhe përgjegjësit dhe janë formuar grupet punuese për organizim sa më të dinjitetshëm të Kuvendit thuhet në njoftimin e degës së AKR-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.