Përmbyllet projekti i trajtimit të ujërave të zeza dhe atyre atmosferike në Roganë
Kamenicë – Ka përfunduar projekti i trajtimit të ujërave të zeza dhe atyre atmosferik në fshatin Roganë i financuar nga Komuna e Kamenicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani pas të reshurave të ditëve të fundit ka vizituar përmbylljen e këtij projekti për të parë nga afër investimet e bëra “Përfundimi i këtij projekti ka qenë edhe objektiv i yni pasiqë ka qenë një kërkesë e kahmotëshme e qytetarëve të Roganës dhe ka qenë një problem shumëvjeçarë, sidomos gjatë reshjeve të shiut rruga regjionale ka qenë e vështirësuar për kalim poashtu ka pasur edhe dëmtime të shtëpive dhe pronave për këtë lagje, jam i kënaqur që ne e përfunduam edhe këtë projekt do të vazhdojmë me projekte të tjera për Roganën” ka thënë kryetari Sinani.
Ditëve të ardhshme do të vazhdohet me fillimin e punimeve në trajtimin e ujërave të zeza në lagjen Malësia në qytet./rajonipress/


