Dren Haxhiu futbollisti që po shkëlqen në futbollin kosovar
Gjilan – Dren Haxhiu është futbollist i Dritës dhe është vetëm 15 vjeçar. Është nga Vitia dhe shpreson shumë që pas përvojës që ka treguar edhe në klubet e Vitisë të depërtojë edhe në klubet gjermane, ku është në pritje të provave.
Dren Haxhiu nga Komuna e Vitisë po shkëlqen në futbollin gjilanas. Aktualisht Dren Haxhiu është në klubin Drita, derisa ka luajtur edhe për KF “Vitia” dhe në shkollën e futbollit “78” në Gjilan.
Dren Haxhiu tha për rajonipress se është në klasë të 10 derisa futboll luan prej moshës 7 vjeçare.
“Futbollin e kam dashur si fëmijë dhe kam dhënë gjithçka vetëm të jem pjesë e klubeve të njohura kosovare. Jam i sigurt se do arrijë suksesin që po e kërkojë sepse shumë shpejt do të testohem në klubet gjermane” u shpreh Haxhiu./rajonipress/


