United Hospital

AKR mobilizohet për Kuvendin e Degës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dega e AKR-së në Gjilan më 12 nëntor 2016 pritet të mbajë Kuvendin e Degës derisa në garë për postin e kryetarit sipas Arianit Ibrahimit janë Ismet Hajdini dhe Kujtim Shahiqi.

Sipas njoftimit të Arianit Ibrahimit, Dega e AKR-së në Gjilan mbajti takimin e radhës me strukturat e saja në mobilizimin e të gjithë anëtarësisë, për ta kurorëzuar një punë shumë të suksesshme përgjatë këtyre muajve të procesit të zgjedhjeve të brendshme, ku themeluam shumë nëndegë në lagjet e qytetit dhe në fshatra, mbajtëm Kuvendet Zgjedhore në Forumin e Rinis dhe Forumin e Gruas ku pjesëmarrja ishte shumë e madhe sidomos në atë të rinisë me 270 delegatë në Kuvend të pranishëm, i ofruam hapësirë të kyçen shumë kuadrove të profileve të ndryshme në parti, hapëm dyert për të gjithë qytetarët tanë që të bëhen pjesë e AKR-së pa dallime ose diskriminime, ndërtuam një klimë jashtëzakonisht të shkëlqyeshme përbrenda dhe shumë funksionale duke e respektuar njëri tjetrin dhe duke i ofruar mundësi për të vepruar dhe shprehur mendimet, idetë pa ndonjë presion po plotësisht të lirë pasi që edhe jemi parti liberale e i promovojmë këto vlera më shumë se të tjerët.

Uji Dea

Pra ky kurorëzim i kësaj pune do të jetë këtë të shtune me datë 12.11.2016 ora 12:00 në Teatrin e qytetit, ku do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së AKR-së në Gjilan, për momentin publike i kemi dy kandidime atë të Koordinatorit të deritanishëm z.Ismet Hajdini dhe z.Kujtim Shahiqi.

Ne si Degë garantojmë garë korrekte dhe të drejtë, si në organizimin e Kuvendit po ashtu edhe procedurave teknike, urojmë të fitoj më i miri dhe të nxjerrim struktura udhëheqëse sa më kualitative me përbërje sa ma cilësore të anëtarëve me përgatitje dhe kualifikim të lartë, që na garantojnë një sukses të madh dhe të kënaqshëm në zgjedhjet lokale po ashtu dhe nacionale, ku do të jemi të denjë të garojmë me subjektet e tjera dhe të fitojmë, sepse e kemi gjithë potencialin e mundshëm të jemi triumfues sepse jemi e vetmja alternativ për qytetarin që ta bëjmë ndryshimin e kësaj gjendje të rënduar çdo ditë e ma tepër dhe e kemi programin më të duhur atë të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqenies më të mirë për të gjithë qytetarët, e këtë na e garanton Presidenti jonë z.Behgjet Pacolli si njeriu më i suksesshëm ndër shqiptarët në botë me arritjet e tija biznesore që janë për çdo lakmi edhe nga shumë personalitete botërore thuhet në njoftimin e Arianit Ibrahimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.