Kamenica bëhet edhe me një park
Kamenicë – Në kuadër të mirëmbajtjes dhe zgjerimit të hapësirave publike në qytet po vazhdohet me parkun e qytetit që do të jetë një park mjaft i bukur thonë zyrtarët komunal në Kamenicë.
Sipas tyre parku do të jetë një vend ku qytetarët do të kenë vende për pushim, po ashtu do të ketë këndin e lojërave për fëmijë, këndin sportiv, ndriçimin publik dhe hapësira të gjelbërimit./rajonipress/


