ARKATANA

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë përurohet projekti i ndriçimit publik

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, mbrëmë është bërë përurimi i rrjetit të ndriçimit të fshatit. Në ceremoninë inauguruese të këtij projekti me rëndësi për qytetarët e këtij lokaliteti, kanë prezantuar edhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve komunale më në krye kryetarin e komunës, z. Sokol Haliti.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, duke uruar qytetarët e Sllatinës së Epërme për këtë projekt të rëndësishëm të infrastrukturës së këtij lokaliteti, ka thënë se puna e përbashkët e qytetarëve të Sllatinës, mërgimtarëve dhe përkrahja e komunës, ka rezultuar me projektin e ndriçimit të fshatit. “Kështu bashkërisht si në këtë projekt do të angazhohemi edhe në projekte tjera të rëndësishme për fshatin si ai për rregullimin e trotuarit, zgjidhjen e problemit të zonës së mbrojtur në “Mllak”, rregullimin e problemit që ka të bëjë me rrjedhën e ujërave të zeza nga komuna e Ferizajit në përroskën që përshkon fshatin Sllatinë, asfaltimin e rrugës që lidh Tërstenikun me Komogllavën e që do t`iu shërbej edhe banorëve të Sllatinës dhe në projekte tjera”, ka thënë Haliti.

Ai ka theksuar se krahas projekteve të infrastrukturës, institucionet komunale janë të interesuara edhe në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik në fshat, ku sipas kryetarit Haliti, komuna është duke shqyrtuar mundësitë për krijimin e zonës ekonomike si dhe kyçjen më të lehtë të këtij lokaliteti në autostradën që lidh Prishtinën dhe Shkupin.

ARKATANA

Banorët e fshatit Sllatinë e Epërme, pasi kanë vlerësuar lartë mbështetjen që komuna është duke dhënë në projektet e infrastrukturës, kanë falënderuar mërgimtarët, bizneset dhe vetë qytetarët e këtij lokaliteti për gatishmërinë e tyre në realizimin e projektit të ndriçimit të fshatit. “Në mbështetje të vetë qytetarëve, mërgimtarëve dhe bizneseve si dhe në përkrahje të komunës, tani më çdo lagje e fshatit ka ndriçim publik me çka qytetarët do ta kenë më lehtë të qarkullojnë gjatë natës dhe do të kenë siguri më të madhe”, ka thënë Valmir Ymeri kryetar i fshatit Sllatinë e Epërme.

Projekti i ndriçimit të fshatit Sllatinë e Epërme, kap shumën mbi 10 mijë euro, dhe është realizuar me mjete të vetë qytetarëve si dhe mërgimtarëve të këtij lokaliteti. Kurse shpenzimet mujore të energjisë elektrike dhe mirëmbajtjen e këtij rrjeti do ta mbuloi komuna./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.