Fundamenti

Kosova po rritet

/ 5 minuta lexim
KKVITI

“Ne po rritemi dhe po mësojmë shumë nga këto ndeshjet eliminatore. Jemi përballur me ekipe shumë të mëdha dhe nga to vetëm sa kemi marrë përvojë”, ka thënë përzgjedhësi, Albert Bunjaki, i cili sot do ta publikojë emëroren e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Turqisë.

Ndeshja Turqi – Kosovë luhet të shtunën në Antalia të Turqisë.

“Ne po rritemi dhe po mësojmë shumë nga këto ndeshjet eliminatore. Jemi përballur me ekipe shumë të mëdha dhe nga to vetëm sa kemi marrë përvojë”, ka thënë përzgjedhësi, Albert Bunjaki, i cili sot do ta publikojë emëroren e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Turqisë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, sot do ta shpallë emëroren e lojtarëve të Kosovës, me të cilët do t’i kundërvihet Turqisë të shtunën në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Dy humbjet tejet të thella që i pësoi ndaj Kroacisë (6:0) dhe Ukrainës (3:0), ka bërë që Bunjaki të jetë tejet i kujdesshëm për sfidën e fundit të këtij viti. Përzgjedhësi ka vendosur të mos i zbulojë risitë deri në publikimin e listës, derisa ka paralajmëruar se do të ketë disa ndryshime por jo të theksuara, kjo për faktin se është kohë e shkurtër dhe nuk guxon të bëjë eksperimente të mëdha, derisa një bindje më shumë për të mos bërë ndryshime, sikur i fituar në 80 minutat e ndeshjes me Ukrainën, ku Kosova vërtet pati një performancë të mirë, madje me mundësi edhe të barazimit të rezultatit. Sido që të jetë Kosova është e qartë se ka nevojë për ndryshime por ato duhet të vinë gradualisht dhe nga përvoja që fitojnë në ndeshjet e mëdha.

Mobi Casa

Optimizmi i shtuar Ndonëse përzgjedhësi nuk ka dhënë asnjë shenjë për ndryshime të mundshme duke lënë që gjithçka të zbulohet sot në konferencën për shtyp. Gjithsesi, ndryshime do të ketë dhe atë jo në listën e lojtarëve e cila përafërsisht do të jetë e ngjashme me atë të dy ndeshjeve të fundit, por do të ketë risi sa i përket formacionit në skuadër. Paraqitja e mirë në një periudhë të caktuar në përballje e Ukrainën, ka bërë që Bunjaki të mendojë pak më ndryshe dhe duket se tash e tutje qëllimi i tij para se të shënojë gol do të jetë fillimisht mos të pranojë gol. Përqendrimi këtë herë do të jetë në fazën defensive aty ku edhe po vuan përfaqësuesja jonë më shumë. “Ne po rritemi dhe po mësojmë shumë nga këto ndeshjet eliminatore. Jemi përballur me ekipe shumë të mëdha dhe nga to vetëm sa kemi mësuar më shumë”, ka thënë Albert Bunjaki, i cili gjatë kësaj jave ishte shumë i angazhuar në përcjellje të formës së lojtarëve dhe lajmi më i mirë për të ishte rikthimi i mesfushorit Enis Alushi, i cili la anash lëndimin dhe është i gatshëm për ekipin qysh nga ndeshja e shtunë, sikurse edhe mbrojtësi Ardian Ismajli e Benjamin Kololli. Të kujtojmë se dritën e gjelbër nga FIFA për t’ju bashkuar Kosovës ka marrë edhe sulmuesi, Besart Berisha por që ai nuk do të ketë mundësi t’i bashkohet Kosovës për ndeshjen e kësaj të shtune derisa kontributi i tij pritet të ndodhë në ndeshjet e vitit të ardhshëm.

Grumbullohen në Antalia Ajo që do të bie në sy edhe këtë herë do të jetë mungesa e futbollistëve të Superligës në listën e Bunjakit, gjë kjo edhe e kuptueshme pasi niveli i futbollit tonë karshi atij evropian, vazhdon të mbetet shumë i dallueshëm dhe kjo po e shtynë Bunjakin të përcaktohet për lojtarët vendorë. Gjithë lojtarë e Kosovës që mund të shpresojnë për një ftesën, tash për tash janë portierët aty ku edhe ndihet mungesa më e madhe. Gjithsesi, ekipi i Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen me Turqinë nuk do të grumbullohet në Kosovë, pasi përzgjedhësi Bunjaki ka vendosur që të qëndrojnë në Antalia aty ku edhe zhvillohet ndeshja në mënyrë që të përshtaten sa më mirë me ambientin atje. Të kujtojmë se ngjashëm përzgjedhësi veproi edhe në takimin e parë ndaj Finlandës, ku vendosi për 3 ditë të stërvitet në Turku në mënyrë që të ambientohet sa më mirë me klimën, gjë e cila doli të jetë edhe vendim i drejtë pasi futbollistët e Kosovës në atë ndeshje u paraqitën shumë mirë dhe arritën me meritë të marrin një pikë e cila ishte e para në histori të futbollit tonë.

(Kosova Sot)