Haziri: Shtatorja e Idriz Seferit së shpejti do të vendoset në qendër të qytetit
Gjilan – Shtatoret dhe lapidarët janë pjesë e krenarisë sonë dhe duhet të vendosen në vendet më meritore ka shkruar Lutfi Haziri.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit
Jemi në muajin e flamurit dhe krenarisë kombëtare. Këtë muaj do t’ia kushtojmë heroit kombëtar, Idriz Seferi. Pas inicimit 3 javë më parë, do ta shpallim publikisht ndërtimin e shtatores së këtij kolosi të kombit, në qendër të qytetit.
Fazën e parë është shpallja e ofertës për pamje, ndërkaq faza e dytë është ndërtimi i shtatores. Ne do ta iniciojmë edhe zhvarrosjen e eshtrave të tij nga Varrezat e Zhegrës për t’i vendosur aty ku e kanë vendin – në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.
Po ashtu, do të vendosim edhe bustat e heronjve tjerë si Halim Orana, Hamdi Berisha etj., e deri te Reshat Ymeri. Shtatoret dhe lapidarët janë pjesë e krenarisë sonë dhe duhet të vendosen në vendet më meritore Ka shkruar Haziri./rajonipress/


