Hidromorava

Vazhdon agjërimi i thellë i Dritës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në javën e 13-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll Drita nuk arriti më tepër se një barazim në ballafaqim me liderin Trepça 89 duke luajtur me rezultat të bardhë 0-0.

Në pjesën e parë u zhvillua futboll kryesisht në mesë të fushës dhe monoton pa gjuajtje në port nga asnjëra palë, nga një gjysmë rasti të krijuar Viktor Kukaj i dritës në minutën e 41 gjuan me kokë nga 10 metra, por gjuajtja e tij përfundon mbi horizontalen mysafire.

Në pjesën e dytë ishin futbollistët e Dritës që diktonin tempon e lojës, por ishin mjaftë konfuz në finalizimin e rasteve Mesfushori i Dritës Viktor Kukaj në minutën e 52 dështon i papenguar gjuan nga 12 metra jashtë shtyllës pingule të djathtë të portierit
mysafir Bledar Hajdinit.

Në minutën e 65 gjyqtari i këtij ballafaqimi Bajram Gashi nga Fushë Kosova ka mund të akordon pikën e bardhë për vendasit pasi Arbër Patoku bën ndërhyrje të palejuar në futbollistin brazilian Fortunato, por pipi i tij nuk dëgjohet.

Me këtë vendim të gjyqtarit Gashi nuk pajtohet trajneri i Dritës Ismet Munishi duke protestuar dhe për këtë Gashi e largon nga fusha.

ARKATANA

Në minutat e fundit dy skuadrat kanë mundur të shënojnë sikur të ishin më të vëmendshëm. Së pari në minutën e 89 -të kapiteni Shpëtim Idrizi harkon nga 25 metra nga e majta gjen John John i cili gjuan me kokë nga 12 metra, por gjuajtja e tij përfundon për disa centimetra jashtë shtyllës pingule të portierit Artan Latifit.

Një minutë më vonë braziliani Gilberto Fortunato koritet duke dështuar i vetmuar nga tri metra gjuajtja e tij përfundon në duart e portierit mysafir Hajdini.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Ismet Munishi edhe pas katër javëve nuk e ka shijuar fitoren me skuadrën e Dritës deklaroi.:“Po krijojmë raste nuk po shënojmë, kemi merituar më tepër nga kjo ndeshje po na dëmtojnë, gjyqtari pa të drejt më largoi nga loja ne vazhdojmë edhe më të fortë”./rajonipress/

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- 1,500
Gjyqtar – Gashi, Sekiraqa, Zeqiri, Shuleta
Kartona të verdhë Dragusha (D),

Drita – Latifi, Baxhuku(Osmani), Tusuni, Dragusha, Hashani, Berisha, Kuka, Zeneli, Fortunato, Mavriqi(Maliqi), Kryeziu(Rexhepi)
Trepqa89- Hajdini, Islami, Troshupa, Izmaku, Potoku, Maloku, Jashari, Hasani, Mustafa(Idrizi), Hajdari(Biniface), John.