Asfaltohen rrugët qendrore të qytetit të Vitisë
Viti – Në kuadër të projekteve të parapara për realizim gjatë këtij viti, është edhe rruga kryesore, respektivisht qendra e qytetit të Vitisë. Asfaltimi i rrugës kryesore “Adem Jashari” dhe duke përshkuar edhe sheshin “Nijazi Azemi”, ka filluar sot e pritet që të përfundojnë brenda dy ditëve.
Kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka inspektuar punimet nga afër, ndërkohë që ka ritheksuar angazhimin e Institucioneve komunale për shndërrimin e qytetit të Vitisë në një qytet me standarde moderne.
Ai gjithashtu ka thënë se ky projekt është pjesë e shumë projekteve infrastrukturore që po realizohen në komunën e Vitisë dhe do të realizohen edhe në të ardhmen.
Asfaltimi i këtyre rrugëve, përfshin nga vendi “Te pasqyra” e deri tek kisha katolike dhe nga objekti i komunës e deri tek Çerdhja e fëmijëve./rajonipress/


