Reagon LDK: Me urdhër të Begzad Sinanit u pre fotoja e Shaip Surdullit
Kamenicë – Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega Kamenicë, reagon ashpër ndaj lajmit të plasuar në faqen zyrtare të Komunës së Kamenicës me rastin e përurimit dhe prerjes së shiritit të rrugës Dajkoc-Bllatë-Topanicë, ku me ftesë të Ministrit të Infrastrukturës Lutfi Zharku mori pjesë edhe ish-Kryetari i Komunës njëherit Kryetar i LDK-së në Kamenicë Shaip Surdulli, por kjo prezencë e Kryetarit Surdulli shihet se ju ka penguar udhëheqësve në largim dhe me urdhër të Begzad Sinanit prehet fotoja ku gjatë prerjes së shiritit është edhe Kryetari Surdulli.
Ky koalicion i formuar mbi bazën e interesave personale dhe të mashtrimit për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të punës, ngritje të cilësisë në arsim, shëndetësi, administratë efikase, barazi, çdo ditë po i bind qytetarët e Kamenicës se nuk ka përparim me mashtrues dhe se të njëjtit i kanë ditët e numëruara.
Gjithashtu, vlen të ceket se në këto investime në infrastrukturë nga ministri që vjen nga radhët e LDK-së z.Lutfi Zharku, janë edhe meritë dhe kontribut i kërkesave të shumta të njerëzve të LDK që i kanë dhënë rëndësi zhvillimit të infrastrukturës në komunën tonë thuhet në reagimin e Lidhja Demokratike të Kosovës, Dega në Kamenicë./rajonipress/
#FOTOT e lajmeve të publikuara nga ministria dhe komuna:
• foto 1, fotoja e plotë e përuruesve me rastin e prerjes së shiritit, e publikuar nga Ministria e Infrastrukturës,
• foto 2, fotoja e prerë e përuruesve-Kryetarit Surdulli, me rastin e prerjes së shiritit, e publikuar nga Komuna e Kamenicës.


