Gjendet i vdekur një kosovar 33 vjeçar, dyshohet për vetëvrasje
Sipas të dhënave të disponueshme deri tash, autoritetet supozojnë se personi në fjalë i ka marrë jetën vetes ndërsa fillimisht ishte dyshuar për vrasje.
Në deponë e një ndërmarrjeje në Schafisheim të Kantonit Aargau (nuk identifikohet se për çfarë ndërmarrje është fjala) në mbrëmjen e të premtes është gjetur kufoma e një personi. Siç u konfirmua më vonë nga policia, bëhej fjalë për një shtetas kosovar të moshës 33 vjeçare, shkruan aargauerzeitung.ch.
Duke qenë se fillimisht dyshohej për vrasje, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes me një mobilizim të madh. Ishte angazhuar edhe Prokuroria Shtetërore.
Por, hetimet e bëra deri tash, nuk e kanë mbështetur dyshimin për vrasje, njofton sot Policia e Kantonit, transmeton albinfo.ch. Sipas të dhënave të disponueshme deri tash, autoritetet supozojnë se personi në fjalë i ka marrë jetën vetes.
Gjendet i vdekur një kosovar 33 vjeçar, dyshohet për vetëvrasje


