Në Gjilan mbahet tubimi profesional “Stomatologjia sot”
Gjilan – Nën organizimin e shoqatës së stomatologëve të Kosovës të shtunën në Gjilan në pranin e mbi 400 pjesëmarrësve nga e tërê Kosova është mbajtur tubimi profesional “Stomatologjia sot”.
Tubimin e hapi Bekim Kosumi, derisa kanë folur edhe kryetari i shoqatës së stomatologëve, Ali Gashi i cili i njoftoi të pranishmit për sfidat dhe të arriturat e shoqatës si dhe për planet për të ardhmen si dhe vullnetin që takimet në Gjilan të jenë tradicionale.
Tubimin e ka përshëndetu edhe ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani i cili foli për aktivitetet e MSH rreth licencimit të profesionistëve shëndetësor.
Ministri u zotua për përkrahje permanente të aktiviteteve të tilla profesionale.
Kurse me punimet e tyre u paraqitën, Adil Raka me një ligjëratë si dhe, Ferial Periuci me dy ligjërata.
Temat ishin shumë interesante dhe të dobishme për profesionistët shëndetësorë.
Ky tubim profesional ishte i akredituar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës tha për rajonipress Xhemajl Salihu./rajonipress/


