Valentina rizgjidhet në krye të Forumit të Gruas, pjesëmarrje masovike në Kuvend
Gjilan – Valentina Bunjaku Rexhepi është rizgjedhur sërish kryetare e Forumt të Gruas së LDK-së në Gjilan. Ajo që është parë në këtë Kuvend tregon për një pjesëmarrje masovike dhe lirisht mund të thuhet se Valentina mbetet pretendenti kryesor për kryetare komune të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në Kuvendin e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan kanë marrë pjesë një numër i madh i grave dhe të ftuarve të tjerë. Madje këtë masivitet e ka pranuar edhe Prishtina të cilët janë befasuar me numrin aq të madh në sallën e Hotelit Kristal.
Ndryshe Valentina Bunjaku Rexhepi me këtë masovitet, me këtë organizim që ka treguar, po dëshmohet se është kandidatja më serioze brenda LDK-së për të qeverisur me Gjilanin në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ajo pos që u rizgjodh në kryet të Forumit të Gruas tregoj edhe fuqinë e saj me votë dhe me organizim.
Valentina edhe në këtë Kuvend ka falënderuar të gjitha aktivistet për pjesëmarrjen masovike, angazhimin dhe mbështetjen e pa rezervë që i dhanë zgjedhjeve të FG-LDK-së.
”LDK është parti e besës dhe e shpresës. Besoni…ecim tutje” ka thënë Valentina derisa është zotuar se LDK-ja do të mbetet forca e vetme politike që ka treguar demokraci të brendshme./rajonipress/


