AKR po konsolidohet fuqishëm në Gjilan
Gjilan – Konsolidimi i AKR-së në Gjilan, vërtet po rrugëton drejt një suksesi të pashmangshëm me këtë zgjerim të Degës në çdo cep të qytetit në lagje e fshatra, e kemi shënuar rritjen më të madhe që e kemi patur ndonjëherë me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve që po i bashkohen kauzës së AKR-së për zhvillim ekonomik të vendit me në krye njeriun më me vlera dhe më të suksesshëm n’trojet Shqiptare Presidentin Behgjet Pacolli ka thënë Arianit Ibrahimi.
AKR ka mbajtur kuvendin zgjedhor në fshatin Livoq i Ulët, dhe kjo është e 20-ta Nëndegë e formuar në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme.
Kuvendi zgjedhor u mbajt nën udhëheqjen e Koordinatorit të Degës z.Ismet Hajdinit, dhe monitoruesit në nivel qendror, Tefik Ibrahimi, të pranishmit në një fjalë rasti i përshëndeti znj.Vana Jerliu Ramadani si dhe Nuhi Nuhiu.
Kuvendi i vazhdoj punimet dhe nga delegatët e pranishëm me aklamacion u votua për kryetare Saranda Halimi me profesion Inxhiniere Kompjuterike./rajonipress/
Struktura e zgjedhur që do të udhëheq me këtë Nëndegë përbëhet nga këta emra.
1. Saranda Halimi kryetare
2. Shpend Zeqiri nënkryetar
3. Anita Zeqiri nënkryetare
4. Alban Ramadani sekretar
5. Yllzana Hajdari anëtare e Kryesisë
6. Gresa Halimi
7. Blert Uka
8. Labinot Halimi
9. Herolind Ramadani
10. Flamur Mehmeti
11. Egzon Mehmeti


